Protect children on the move

MARIO është një personazh fëmije në një lojë elektronike që udhëton nga njëri vend në tjetrin.

Ku mund ta gjeni projektin Mario?

  • Shqipëri
  • Bullgari
  • Hungari
  • Kosovë
  • Poloni
  • Rumani

Ku mund ta gjeni projektin Mario?

  • Shqipëri
  • Bullgari
  • Hungari
  • Kosovë
  • Poloni
  • Rumani

Kemi dëgjuar që ka shumë fëmijë që udhëtojnë atje për një mundësi më të mirë për të jetuar.

Teksti dhe pikturat e përdorura në këtë fletëpalosje u krijuan bashkë me grupin e fëmijëve të lagjes Rapishtë në Elbasan.

Disa fëmijë mund të lenë shtëpitë e tyre dhe të shkojnë në vende tëtjera :

  • Kjo mund të ndodhi pasi familjet e tyre vendosin të jetojne diku tjetër për të fituar më shumë para.
  • Por fëmija mund të shkojë edhe vetëm, ose me një shok për të fituar para për familjen. Arsyet mund të jenë edhe të tjera.

Sido që të jetë, të rriturit duhet t‘i mbrojnë fëmijët nga gjërat e këqija, jo vetëm në vendin e tyre, por edhe pasi ata arrijnë në vendet e tjera.

Njerëz të punësuar nga vende të ndryshme kanë vendosur të punojnë së bashku, për të kërkuar zbatimin e të drejtave të tyre.

  • Ata ranë dakord:

    Të dëgjojnë mendimet e fëmijëve, kërkesat e tyre për ndihmë dhe çfarë mund të bëjnë të rriturit për ta. Kjo do të arrihet duke pyetur vetë fëmijët.

    Të mbledhin të dhëna se ku shkojnë këta fëmijë, çfarë bëjnë kur mbërrijnë dhe me çfarë gjërash të frikshme përballen. Këto informacione do t’i ndajnë edhe me fëmijët e tjerë, që edhe ata të mësojnë prej tyre.
  • Të diskutojnë për kërkesat e fëmijëve me ata persona që kanë për detyrë mbrojtjen e tyre si: njerëzit që punojnë në polici, ata që punojnë në ndihmë të fëmijëve, mësuesit, mjekët, që t‘i ndihmojnë fëmijët më mirë.

    Të bisedojnë me institucionet përgjegjëse dhe t’i kërkojnë atyre të plotësojnë kërkesat e fëmijëve.

    Të bashkohen edhe me njerëz të punësuar nga vende të tjera pasi duke bashkuar forcat mund të zbatohen më mirë të drejtate fëmijëve.
Backto top